Kryeministri Edi Rama ka bërë plot 9 ndryshime në qeveri, 7 prej të cilave në nivel ministrash. Gjatë punimeve të Asamblenë Kombëtare të PS, Rama ka shkuar ministren e Arsimit Lindita Nikollën, atë të Financave Arben Ahmetaj, të Infrastrukturës Damian Gjiknuri,
të Punëve të Jashyme Ditmir Bushati, të Kulturës Mirela Kumbaro, të Bujqësisë Niko Peleshi dhe ministren e Shtetit për Sipërmarrjen, Sonila Qato.
Gjithashtu, ndryshimet kanë prekur edhe postin e zv/kryeministrit, ku largohet Senida Mesi dhe në vend të saj emërohet Erion Braçe. Rama rikthen Ministrinë për Marrëdhëniet me Kuvendin ku në këtë post ka emëruar Elisa Spiropalin.
Lindita Nikolla Besa Shahini (Ministria e Arsimit dhe Sportit)
Arben Ahmetaj Anila Denaj (Ministria i Financave)
Damian Gjiknuri Belinda Balluku (Ministria e Infrastrukturës)
Ditmir Bushati Gent Caka (Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme)
Mirela Kumbaro Elva Margariti (Ministria e Infrastrukturës)
Niko Peleshi Bledi Çuçi (Ministria e Bujqësisë)
Senida Mesi Erion Braçe (Zv/kryeministër)
Sonila Qato Eduard Shalsi (Ministria për Sipërmarrjen)
Rikthehet Ministria për Marrëdhëniet me Parlamentin- Ministre Elisa Spiropali
Partia Socialiste mblodhi sot prej orës 10:00 Asamblenë Kombëtare, një mbledhje kjo jashtë radhe. Mbledhja nisi me një fjalim të kryetarit të PS dhe njëherazi kryeministrit të vendit, Edi Rama dhe në axhendë janë
parashikuar plot 8 pika, kryesisht me karakter organizimin e PS-së në bazë përpara zgjedhjeve vendore të 30 qershorit.
Sa i takon vendimeve që pritet të merren sot në Asamble, më konkretisht, ndër to vlen të theksohet riformatimi i strukturave organizative vendore socialiste, ndërsa pritet të miratohet krijimi i regjistrit dixhital të PS,
krijimi dhe funksionimi i shtabeve elektorale në të gjitha nivelet për zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019, thirrja e kongresit të PS në datën 30 mars 2019 si dhe miratimi i vendimit për ngritjen e grupit të punës për statutin e ri të PS.