Në fjalën e tij kryeministri Rama vlerësoi këtë nisëm që do i japë tjetër hov turizmit në veri dhe Shkodrës si destinacion.

‘Vërtet një moment shumë i bukur që jemi këtu pas pritjeje të gjatë dhje përgatitje. Është e rëndësishme përgatitje për konkursin ndërkombëtar

Për të sjellë në jetë që do ta shndërroj Shkdorën në destinacion turistik dhe shumë të kërkuar si destinacion. Konkursi ka vlerë shumë të veçantë pasi marrin pjesë studio ndërkombëtare me reputacion të padyshimtë dhe nga ana tjetër sepse do të sjellë 5 mundësi, një ndër të cilat zgjidhet nga juria për të ndërtuar një objekt që nuk është thjesht një objekt privat por një objekt që ne synojmë të krijoj një ikonë të këtij shekulli për Shkodrën që është e pasur me monumente me gjurmë të historisë ku çdo brez ka lënë gjurmën e vet dhe ku kjo ndërtesë do të jetë një gjurmë që do i shtohet kësaj trashëgimie të Shkodrës.’

Më tej Rama lajmëroi dhe nisjen e punimeve për akse të tjera rrugore si pjesë të Korridorit Blu, që do lidhin Tiranën me Shkodrën për 40 minuta, e Shkodrën me jugun e Shqipërisë në më pak se 2 orë.

‘Është pjesë e një vizioni më të gjerë që kombinon së bashku investime publike për Shkodrën dhe këtë territori që shkon lart në Thethin e mrekullueshëm që shtrihet deri në kufirin me Malin e Zi. Patjetër duke konsideruar domosdoshmërinë e një lidhjeje të shpejtë të sigurt të Shkodrës me veriun apo Tiranën dhe jugun kryesore mbetet sfida për ndërtimin deri në Muriqan të Korridorit Blu që ka një segment të përfunduar në aksin Thumanë Kashar por do vijojë me segmente të tjera që do lidhin Balldrenin me Milotin, Muriqanin edhe Balldrenin me Thumanën. Për të gjitha këto i kemi të qartë edhe hapat dhe një pjesë të rëndësishme të punës edhe për projektet e kemi bërë dhe për pak ditë do lidhen kontratat e reja për segmente të reja nga Kashari në Rrogozhinë, në Fier e kështu koha e lidhjes së Shkodrës me Tiranën brenda kësaj dekade do jetë 40 minuta, ndërkohë koha e lidhjes së Shkodrës me jugun do të jetë sa ç’është koha e lidhjes me Tiranën. Deri në Vlorë për 2 orë.’

Artikulli paraprakSHKODËR/ ZHVILLOHET KONKURSI NDËRKOMBËTAR PËR ROZAFA TOWER, I PRANISHËM KRYEMINISTRI RAMA
Artikulli tjetërNDËRTOI NJË OBJEKT PA LEJE NË FSHATIN KOMAN, PROCEDOHET PENALISHT 68-VJEÇARI