Kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë paradite kabinetin qeveritar. Rama thotë se kanë dakordësuar projektligjin për rritjen e pagave. Kreu i qeverisë tha se në harkun kohor brenda një viti paga mesatare do të shkojë nga 563 euro në 900 euro.

“Dola sot këtu sepse është një nga ditët e shënuara të qeverisjes. Sapo kemi dakordësuar projektligjin për reformën e re të pagave. Kemi sanksionuar e zeza mbi të bardhe se në harkun e një viti paga mesatare do shkojë nga 563 euro në 900 euro. Të mund të rishpërndajmë të ardhurat aty ku edhe me shumë të drejtë familjet e zakonshme shqiptare e presin më shumë se çdo gjë tjetër në arkën e buxheteve të tyre.

Është e rëndësishme për ne që të konstatojmë se sa e qëndrueshme është ekonomia jonë. Ja kemi dalë të rezistojmë plagëve dhe problemeve të rënda. Vazhdojmë të mbështesim të gjitha familjet dhe bizneset e vogla në mënyrë që mos të shohin asnjë qindarkë rritje në faturën e tyre.

Sot mund t’ju themi të gjithëve se është dita për të marrë ato vetë, drejtpërdrejt në arkën e tyre familjare, frute nga kjo përpjekje dhe nga reformat që na kanë sjellë deri këtu. Nuk dua të humbas vëmendjen në shumë shifra. Detyra jonë tu japim shqiptareve maksimumin e produktit të reformave.’, tha Rama.

Artikulli paraprakFIERZA 16 MUAJ NËN MESATAREN HISTORIKE (NË KULMIN E KRIZËS), SITUATA NDRYSHOI NË NËNTOR 2022
Artikulli tjetërDO TË TAKOHET ME BERISHËN? SHEFJA E MISIONIT TË VËZHGIMIT TË ODIHR: TAKOHEM ME KËDO QË ËSHTË PJESË E PROCESIT ZGJEDHOR