Ashtu siç e pati paralajmëruar, kryeministri Edi Rama do të nisë së shpejti podcastin e tij. ‘Flasim’ do të quhet podcasti, ndërsa kreu i qeverisë ka dhënë sot disa detaje. Ai thotë se në këtë podcast do të ketë të ftuar politikanë, por edhe njerëz nga sfera të ndryshme, si arti, media apo kultura.

Kryeministri thotë se në këtë podcast nuk do të mungojnë as kundërshtarët e tij, të cilët do të marrin ftesë por do të jenë në dorën e tyre nëse do të pranojnë një ‘përballje’ me kreun e qeverisë. Në këtë podcast nuk do të mungojnë edhe bashkëbisedime me njerëz të thjeshtë, për të cilët Rama thotë se do të flasin për gjëra aty ku nuk shkon ‘syri’ i vëmendjes publike.

“Flasim është një eksperiencë re, për mua dhe ju. Flasim është podcasti im i menduar për të folur lirshëm në praninë tuaj me njerëz të njohur a të panjohur. Personazhe të skenës publike, politikës, artit, kulturës, medias, shqiptarë, të huaj, miqësorë apo jo ndaj meje. Por edhe protagonistë të jetës shqiptare aty ku nuk hyjnë sytë e vëmendjes publike, madje edhe kundërshtarë pse jo, nëse e pranojnë ndonjëherë ftesën. Kjo është dëshira! Flasim”, thotë Rama.

Gjatë episodeve të podcast, kryeministri do të ketë edhe bashkëbisedime me kandidatët për kryebashkiakë të 14 majit, apo me drejtuesit politikë të qarqeve të PS.

Një podkast është një formë e medias digjitale që përbëhet nga një seri episodesh në format audio, video, radio digjitale, PDF, ose ePub që i jep mundësinë e abonimit dhe shkarkimit të episodeve të ndryshme nëpërmjet internetit.

Artikulli paraprakMOS HARRONI ÇADRËN KUR TË DILNI NGA SHTËPIA, PASDITE PRITEN RESHJE SHIU
Artikulli tjetërEUROSTAT: 23.4 MIJË SHQIPTARË JANË URDHËRUAR TË LËNË BASHKIMIN EUROPIAN NË 2022