Rama: Gjendja e krijuar nga moti i keq, mësim për qeverinë

Moti i ftohtë që ka pushtuar vendin ditëve të fundit, ka qenë në qendër të komunikimit javor të kryeministrit Rama. Kreu i qeverisë ka deklaruar se kjo situatë në të cilën u gjend vendi pas një periudhe shumë të gjatë, e ka gjetur paksa të papërgatitur qeverinë, por që me shumë punë kanë arritur t’ia dalin mbanë. Mësimet e këtij viti, sipas Ramës do të ndihmojnë në një përgatitje shumë më të plotë të pushtetit vendor. Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të flasë për dhe për epideminë e gripit që detyroi qeverinë të mbyllte shkollat dhe kopshtet. Kryeministri falenderoi punonjësit e OSHEE, policinë dhe pushtetin vendor për punën e bërë gjatë ditëve me borë e temperatura të ulëta. Rama foli gjithashtu edhe për mbylljen e shkollave, të cilat do të hapen nesër. Kreu i qeverisë premtoi se po hartohet një program për investime në shkolla duke pranuar indirekt se mbyllja e tyre u bë jo për shkak të gripit por për shkak të mungesës së ngrohjes në temperatura të ulëta.

Artikulli paraprakARRESTOHET ITALIANI QË KONTROLLON DROGËN SHQIPTARE NË EUROPË
Artikulli tjetërKLGJ DHE KLP, INTERESI PËR APLIKIM ËSHTË SHUMË I ULËT