Rama: Grabitja e bankës me ndihmë nga brenda, polica s’ka

Kryeministri Edi Rama në “Komunikimin Javor” të kësaj të diele u ndal në grabitjen e parave të bankës në rrugën e Rinasit. Ai tha se policia nuk ka gisht në grabitjet e bankave, ashtu siç është akuzuar ditët e fundit. Ai tha se historitë e grabitjeve të bankave tha se kanë qebë të organizuara dhe me ndihmën nga brenda këtyre institucioneve. Rama: Grabitja e një banke përbën lajm kudo, edhe në Itali edhe në Angli edhe në Francë, por askush as opozita dhe as gazetarët nuk i turren qeverisë dhe policisë pse grabitet një bankë, sado spektakolare të jetë grabija siç bëjnë këtu shquparët. Ku bën vaki të sulmohet qeveria dhe policia si të ishin organizatorë apo autorë të grabitjes së një banke. Kjo ndodh vetëm në pisllëkun politik e mediatik ku janë të zhytur kundërshtarët pa din dhe komentatorët pa iman të reformave tona. Tellallët e pandregjshëm të së shkuarës dhe avoketrit e paskrupullt të të varfërve që maj foltores së kuvendit apo banakëve të medias rreken si të marrë të krijonë një panoramë për të çoroditur njerëzit e zakonshëm. Kanë ndodhur disa grabitje vitet e fundit, të cilat natyrisht nuk janë fenomen i ri. Në kohën e qeverisë së mëparshmë bankat janë grabitur 32 herë. Në këto raste ashtu si në rastin e fundit grabitjet kanë qenë të organizuar nga një ndihmë brenda këtyre institucioneve që kanë rënë viktimë.

Artikulli paraprakKISHAT, TË RREZIKUARA,MUNGOJNE RESTAURIMET
Artikulli tjetërGJENDET NJË KUFOMË NË FSHATIN DRAGOÇ TË NJËSISË POSTRIBË