Rama: Hera e fundit që emigrantët nuk votojnë nga vendi ku jetojnë

 Kryeministri Edi Rama këtë të dielë doli ndryshe në “Komunikimin Javor”. Pa kostum dhe kollare, por me bluzën me logon “Për Shqipërinë që Duam”, shefi i qeverisë foli nga Elbasani për emigrantët dhe votën e tyre. Ai tha se kjo mbase do të jetë hera e fundit që ata nuk do të kenë mundësi të votojnë. Rama: Komunikimet e këtyre javëve do ti bëj direkt nga vendndodhjet e mia në rrugëtimin drejt fitores së 25 qershorit. Përshëndetje nga Elbasani. Sot dua tu drejtohem të gjithë miqeve të këtij rrjeti që janë në emigracion, atyre qe e kanë të pamundur të hedhin votën këtu për PS në ditën që ndan përfundimisht të ardhmen me shtet punë mirëqenie nga e shkuara pa shtet, pa rregulla, pa drejtësi. Kjo është hera e fundit besoj që ju nuk mund të votoni direkt nga ku ndodheni sepse ne kemi nisur punën kolosale për të tregjistruar shqiptarët jashtë atdheut, që për çerek shekulli nuk i numëroi kush. Kryeministri kërkoi votën e emigrantëve, për të bërë ato që nuk bëri dot në 4 vitet e qeverisë së tij. Rama: E di që ka nga ju që na kanë votuar në 2013 dhe thonë duhet të ishte bërë edhe kjo, edhe kjo po edhe kjo tjetra. Kemi bërë gjithçka kemi mundur, e di që mbetet edhe shumë për të bërë, por ama ju kemi dhënë provën se dimë të bëjmë shtet. Mos harroni që në 44 muaj nuk mund të bëhej çka nuk u bë në çerek shekulli. Nuk dua të justifikohem para jush për asgjë skemi bërë dot , por dua tju siguroj se do të bëjmë të gjitha ato që duhen nëse na mbështesni duke na ndihmuar me votën tuaj mua dhe PS duke pasur më shumë pushtet, jo për veten por duke bërë më shumë për Shqipërinë që duam të gjithë.

Artikulli paraprakHELMIMI NË MITINGUN E PD, MSH: 140 TË PREKUR
Artikulli tjetërLSI SHPALOS PROGRAMIN, VASILI: 170 MIJË VENDE TË REJA PUNE