Rama histori me Delvinën: Të punësuar kusherinjtë e Balilaj

Nga Saranda ku mbajti mitingun e radhës, kryeministri kërkoi që të votohet masivisht PS me qëllim që pushteti të mos ndahet në tepsi. Për të dëshmuar sa keq keqpërdoret pushteti në duart e partive të tjera ai lexoi letrën e një qytetari të shqetësuar mbi Bashkinë e Delvinës. Sipas Ramës, bashkia e drejtuar nga partia e LSI kishte punësuar gjithë familjarët e kryebashkiakut Rigels Balilaj në institucionin e bashkisë dhe drejtori të tjera, duke shkelur meritokracinë tha Rama. “Nuk dua që pushteti të jetë pjesë e tepsisë. Nuk u besoja syve kur ai burri me duart që i dridheshin më dorëzoi këtë letër ku cfarë të shihja, dhjetra persona kushërinj të kryebashkiakut ishin të punësuar”, tha Rama duke lexuar letrën ku spikaste dhe mbiemri i Balilaj dhe sic shqiptoi Rama, “kushëri i ish-drejtorit të Transporteve të Sarandës”. Ndaj Rama tha se kjo ishte arsyeja që ai kërkon votën. “Unë po ua them hapur se këtë sistem nuk ka kryeministër që e përmbys, apo parti të madhe që e përmbys, e përmbysin qytetyarët duke votuar, por më ndihmoni që duke u bashkuar të shkatërrojmë majtas e djathtas gjithë tentakulat e këtij sistemi”. Sipas kryetarit të PS, koalicionet nuk janë sic duken në televizor. “Të bëjmë koalicione që duket sikur jan ëpër ju por në fakt fillojnë nga vetja që partitë i drejtojnë vetëm për vete”.

Artikulli paraprakKANDIDATET E PS TAKIM ME BANORET E LAGJES PERASH
Artikulli tjetërORGANET E VETINGUT, 1/5 E DEPUTETËVE KËRKOJNË SEANCË TË JASHTËZAKONSHME