Kryeministri Edi Rama ka qenë i ashpër me Kosovën. Në Kuvend ai tha se mendon shpesh sa herë mund të rrotullohet në varr Rrugova kur sheh se si djemtë dhe vajzat e sotme të Prishtinës i bëjnë karshillëk komunitetit euroatlantik.

“E mendoj shpesh sa herë mund të rrotullohet në varr Rrugova kur sheh se si djemtë dhe vajzat e sotme të Prishtinës i bëjnë karshillëk komunitetit euroatlantik. Ndërkohë që  përmes Francës dhe Gjermanisë eshte vënë në tryezë një plan, por nuk arrin ti mbajë dot ulur në tavolinë deri kur të dorëzohet Serbia diplomatikisht në tavolinë. Kush ka interes të ikë nga tavolina, Serbia apo Kosova. Kush ka interes që atë tavolinë ta kapë dhe mos ta lëshojë më Kosova apo Serbia, them me vete shyqyr që iku pa parë ndonjë video propagandistike për tradhtinë e tij, pa u kryqëzuar si axha i Vuçiç”, tha Rama.

Artikulli paraprakKFOR TË MARRË KONTROLLIN NË VERI TË KOSOVËS? RAMA: DUHET, SEPSE S’KA FORCA TË MJAFTUESHME PËR TA MENAXHUAR SITUATËN
Artikulli tjetërI PËRJASHTUAR NGA KUVENDI, BARDHI: RAMA NUK THA ASNJË FJALË KUNDËR SERBISË, VETËM MLLEF NDAJ OPOZITËS DHE KOSOVËS