Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar boksierin Florian Marku me medaljen ‘Ylli i Madh i Mirënjohjes’.

“Diçka e ngjashme ndodhi duke rifilluar avazin po njësoj, ndërkohë që ne sot jemi këtu për të celebruar një histori jetësore të ngjashme me historinë jetësore të qindra mijëra shqiptarëve të cilët si fëmijë të vegjël bebe apo në moshë shumë ët vogël janë marr përdore nga prindërit në rrugën e migracionit dhe bëjnë suksese. Bëjnë rëndom një sukses që nuk bën lajm. Suksesi i Florianit është sukses që bën lajm, suksesi i Florinait është kuqezi.

Nuk jemi këtu për të bërë krahasime, por meqë disa e duan këtë krahasim, në aspektin ceremonial e kemi bëër dallimin, e kemi nderuar luizën me kordonin i madh që është më i larti në shkallën e vlerësimeve, i takon krerëve të shteteve, qeverive, personaliteteve shumë të larta politike shoqërore që kanë impakt në shoqëri. Pas kordonit vjen ylli i madh. Vlerësim i lartë që e kemi bërë për një sërë personalitetesh, përfshirë edhe dy ambasadorë të rëndësishëm. Sot e bëjmë këtë vlerësim për një ambasador të shoqërisë që prejardhjen e ka në Kosovë nga gjyshi dhe Myzeqe nga gjyshja.”-tha Rama.

Artikulli paraprakSTUDIMI/ NË TË ARDHMEN NXEHTËSIA E RREZIKSHME PARASHIKOHET TË GODASË TRI HERË MË SHPESH
Artikulli tjetërSINDIKATA: BIZNESET NUK PAGUAJNË PAGËN MINIMALE, TË REAGOJË QEVERIA