Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një statusi në “Facebook” ka bërë me dije se I ka propozuar Presidentit Bajram Begaj emrin e ri për Shërbimin Informativ Kombëtar.
Bëhet fjalë për Vlora Hysenin. Gjithashtu kryeministri Rama thekson se Hyseni është një emër që garanci për reformimin e mëtejshëm të shërbimit të inteligjent.
“Sot i paraqita Presidentit të Republikës propozimin për emërimin e Znj.VLORA HYSENI drejtore e Shërbimit Informativ Kombëtar, me besimin e plotë se përgatitja e spikatur, eksperienca e krijuar në vite dhe respekti që zonja Hyseni gëzon në komunitetin ndërkombëtar të inteligjencës, përbëjnë një garanci të plotë për reformimin e mëtejshëm të shërbimit inteligjent shqiptar.”, shkruan Rama.