Greqisë:Iku koha që fqinji i pasur i tregonte arat të varfrit
Kryeministri Rama vazhdon replikat në distancë me Greqinë, ndërsa paralajmëron një seancë të nxehtë parlamentare nesër mbi debatet e fundit. Rama në një koment në faqen e tij në Facebook shprehet se ka marrë fund koha e fqinjit të pasur që i tregonte arat fqinjit të varfër. Gjithashtu kryeministri thotë se duhet patjetër të jemi të hapur dhe të vërtetë e të barabartë me njeri – tjetrin. “Nesër ne kuvend do ta marrin përgjigjen time për sa kanë thënë këto ditë, fqinjët tanë te vjetër e të dashur, me të cilët duhet dhe duam të kemi marrëdhënie të shkëlqyera! E qe t’i kemi te tilla, na duhet patjetër te jemi te hapur, te vertete e të barabarte me njeri – tjetrin! Sepse koha e fqinjit të pasur qe i tregonte arat fqinjit të varfër ka marre fund mes nesh” shprehet Rama.