“OSHEE dhe Ujësjellësi do të marrin vendime për të zeruar detyrimin e familjeve të dëmtuara që janë në kushte pabanueshmërie, që do të thotë se për të gjithë ato familje do të zerohen të gjitha borxhet dhe do të subvencionohet 100 përqind tarifa që paguhet edhe kur t’i nuk je në banesë.

Ndërkohë që për familjet e tjera nisur nga shkalla e dëmtimit do të ketë masa të përshkallëzuara. Ky është një lehtësim dhe shprehje solidariteti me ato familje që u prekën seriozisht nga tërmeti dhe duhet të bëjnë durim deri kur mund të futen në shtëpinë e rindërtuar. Kemi kryer të gjithë inventarin. familjet në kushte të pabanueshme janë në kujdesin e autoriteteve.”

Artikulli paraprakSHKODËR, VERË NË VJESHTË
Artikulli tjetërMBI 10 MIJË SHQIPTARËVE U NDALOHET UDHËTIMI NË ZONËN SHENGEN, POLICIA SHPJEGON ARSYET