Kryeministri Edi Rama sot gjendej në Vorë në një takim elektoral, ku Rama ka sulmuar LSI-në dhe i është përgjigjur akuzave të saj.
Rama u shpreh se nuk ka luftë dhe asgjë personale me asnjë parti politike. Duke folur për koalicionet, Rama nënkuptoi LSI-në kur tha se duhet të krenohen me punët që ka bërë kjo qeveri, pavarësisht se ata vetëm kanë votuar në Parlament dhe s’kanë bërë asnjë reformë.
“Unë nuk kam dalë në këtë fushatë për luftë, kam dalë për garë po jo garë me të tjerët. Unë nuk e di çfarë kanë, janë çmendur, bërtasin, çirren, as po ju thotë njeri gjysëm llafi. Pse i shqetëson kaq shumë vetëm një gjë, duam të bëjmë shtet, duam të bëjmë administratë. Pastaj vijnë në Tiranë thonë ku është tepsia. Ore jemi këtu për njerëzit, duhet të regjistrojmë tokat, ata na kanë votuar për këtë punë. Jo, unë dua hipotekën, patentat, midhjet, oktapodin, burgun, vjen tjetri thotë dua pastruesen. Ai ka pastrueset e veta. Si mund të bëhet shtet kështu, dhe kjo s’është personale. Unë nuk them që e ka fajin ajo parti apo kjo parti. Dhe ne me koalicionin kemi bërë punë shumë të mira. Pavarësisht se punët i kemi bërë vetëm ne, ata na kanë dhënë votën se mendjen tek tepsia. Por të dalin të krenohen me punët që kemi bërë”, -u shpreh Kryeministri Edi Rama.