Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur pretendimit të Holandës për rikthim të regjimit të vizave për shqiptarët nisur nga shkalla e lartë e kriminalitetit të shqiptarëve në këtë vend.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me komisionarin Johanness Hahn në fund të takimit informal të kryeministrave të Ballkanit Perëndimor, Rama u shpreh se përpjekja e Shqipërisë në bashkëpunim me BE për zvogëlimin e azilkërkuesve shqiptarë në vendet e BE janë duke dhënë sukses, ndërsa shtoi se refuzon ta pranojë shënjestrimin e veprimtarisë kriminale të disa shqiptarëve si në një arsye për të treguar me gisht Shqipërinë.

Rama u shpreh se ekziston një plan veprimi me 115 pika në funksion të një transformimi rrënjësor. “Është e qartë tanimë që kemi një plan veprimi me 115 pika në funksion të një transformimi rrënjësor në kuadrin e lëvizjes së mallrave, shërbimeve, kapitalit, punonjësve të kualifikuar që ta bëjë rajonin shumë më tërheqës. Për ta mbyllur me këtë pjesë jemi vërtetë shumë të inkurajuar nga fakti që në nivelin politik ka një dakordësi të plotë”, tha kryeministri.

Artikulli paraprak“MIGJENI” NË 79 VJETORIN E VDEKJES!
Artikulli tjetërKAPEN RRETH 103 KG KANABIS NË NJË AUTOMJET