Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të presidentit Ilir Meta se po kërcënohet nga kreu i qeverisë pas refuzimit të kandidaturës së Gent Cakajt për ministër të Jashtëm.
Rama bën ironi me qëndrimin e Metës kur thotë se do i ketë vjedhur kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, të cilën kryeministri e quan Doktorëshë Shkencash, passwordin e faqes zyrtare nga ku bëri reagimin me tone të ashpra.
Reagimi i Ramës
Mos e merrni seriozisht ju lutem, ose i ka vjedhur Doktorresha e Shkencave passwordin e faqes zyrtare ose pastaj eshte ne ate fazen kur i ben thirrje
popullit per te marre armet, ngaqe s’di si te dale nga gropa qe i hap vetes! I çova provat e mekatit ndaj Gentit dhe vuan tani.