Rama i përgjigjet pyetjeve të LSI: Rrisim 40% pagat për mësuesit

Ka rinisur seanca e pasdites e Kuvendit ku në fokus është prezantimi i programit të qeverisë. Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur pyetjeve të grupit parlamentar të LSI, duke e vënë theksin te pikat kyçe në ekonomi si arsimi, bujqësia dhe shëndetësia. Rama tha se do të rrisë shpenzimet për shëndetësinë dhe pagat për mësuesit dhe infermierët 40% më të larta 4 vitet e ardhshme. “Vazhdojmë të shikojmë drejt shëndetësisë, me bindjen se për kujdesin shëndetësor të arrijmë 60-65 % të shpenzimeve, një shifër që e gjetëm vetëm 43 % në vitin 2013. Ne duhet të sigurohemi që askush të mos bëhet i varfër për shkak të shëndetësisë. Sa i përket Arsimit, kemi prioritet mbështetjen e mësuesve, rritjen e pagave të tyre deri në 40 % brenda këtij mandati. Edhe për infermierët. Jemi duke punuar për një projekt financimi që të joshim mjekët specialistë që të punojnë edhe në rrethe. Është ende në diskutim”, tha Rama. Transformim tha Rama do pësojë edhe ndihma ekonomike e cila do quhet programi për integrim, ku parashikohet rritje e saj përtej kufirit 80 mijë lekë të vjetra në muaj.Pyetja 7 nga 19 pyetjet që Lëvizja Socialiste për Integrim i drejtoi kryeministrit Edi Rama, “Do të kemi më shëndetësi falas apo qeveria është bërë pishman?”, mori përgjigje me ironi nga kreu i qeverisë.RamaNe nuk jemi bërë pishman që qeverisëm bashkë 4 vjet jo më të bëhemi pishman për një qëllim kaq të lartë për shërbim shëndetësor falas. Kështu që politika jonë për shërbim universal do të vijojë. Do të mbështesim fort parandalimin dhe diagnostikimin e hershëm. Do të vazhdojmë ta zgjerojmë ndjeshëm kujdesin shëndetësor pa pagesë. Patjetër që do të vijojmë bashkëpunimin me institucionet jo publike shëndetësore. Kantierin do të vazhdojmë ta zgjerojmë me vepra të tjera infrastrukturore.Duke iu përgjigjur pyetjes për shtresat në nevojë, Rama sqaroi skemën e re që do të ndërmerret nga qeveria.RamaDeri në vitin 2021, ajo që ne kemi qëllim me programin e ri që e transformon qasjen ndaj familjeve në nevojë është që në dy familje, një të jetë përfituese e mbështetjes për riintegrim dhe e përfshirë në programin “Shqipëria punon”, me qëllim që deri në vitin 2025, tre në katër familje të përfshihen në këtë program. Skema sot është goxha e pastruar, por kërkon rritje të mëtejshme të transparencës. Do të kemi një paketë të re për invalidët. Një nga mekanizmat e shumtë që do të ndryshojë është se nuk do të lëmë më një hapësirë boshe për aq shumë pisllëk dhe korrupsion midis kërkesave të personave me aftësi të kufizuar dhe kempeve me disa vula.I pyetur për rritjen e punësimit, Rama u përgjigj:“Për shkak të injektimit prej 1 miliard në programin për rindërtim do të kemi rritje shumë të konsiderueshme të punësimit”.Gjatë seancës, kreu demokrat Lulzim Basha u largua nga salla e Kuvendit. 

 

Artikulli paraprakHEC 100 MLN $ MBI LUMIN SHALËS
Artikulli tjetërHARADINAJ SHKARKON KOMISIONIN E DEMARKACIONIT ME MALIN E ZI