“Himara është një ndër qytetet më të dërmuara nga ndërtimet”.
Kështu e nisi fjalën kryeministri Rama ne Kuvend, duke vënë në dukje nevojën e transformimit rrënjësor. Ky reagim në Kuvend pasoi pas atij të Vangjel Dules, duke sjellë në fokus debatin për Himarën. Duke vendosur theksin në zhurmën që po krijohet në këtë qytetet, ai bëri një paralelizëm me shumë qytete të tjera, ku ka ndodhur prishja e ndërtimeve.
“Projekti në Himarë detyron prishjen e 18 objekteve, ndër to, një shtëpi e banuar, lavazhe, kioska, magazina të vjetra apo rrënoja të shtëpive të dikurshme”, tha Rama në Kuvend.