Tre bashkitë veriore ajo e Fushë-Arrëzit, Pukës dhe Mirditës brenda vitit lidhen me një rrugë të standardeve europiane.
Rruga Fushë Arrëz – Rreps ishte totalisht e rrënuar në të 37 kilometrat e saj dhe gropat e pluhuri e kishin kthyer lëvizjen në një kalvar për 50 mijë banorët e kësaj zone. Rindërtimi kap vlerën e 924 milionë lekë. Rruga, tha Kryetari i Bashkisë, po ndërtohet me standarde të larta që siguron jetëgjatësinë e saj. Drejtuesi i punimeve tha se brenda vitit rruga mbyllet deri në Rreps.