Procesi i disiplinimit të therjes së kafshëve përmbylli fazën e parë, duke i dhënë fund therjes në rrugë dhe në pika që nuk plotësonin as minimumin e standardeve ligjore e të sigurisë.

Kryeministri Edi Rama, së bashku me ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi vizituan një nga stabilimentet moderne të therjes së mishit, në qytetin e Shkodrës, që respekton të gjitha standardet europiane. Sipas ministrit Peleshi, janë 33 stabilimente të tilla në të gjithë territorin e vendit.

Kryeministri Edi Rama e vlerësoi këtë masë një operacion për rritjen e standardeve të sigurisë ushqimore. Ai solli në vëmendje se në sajë të këtij operacioni, tashmë ofrohet për herë të parë mish i sigurtë dhe i certifikuar, njëlloj si në vendet e Bashkimit Europian.

Artikulli paraprakMIKOPULA: HUMBËM ME TIRANËN POR KAMPIONATI VAZHDON
Artikulli tjetërRRËFIM – BESI BEKTESHI