Kryeministri Edi Rama nënvizoi sot përpjekjet për të integruar programet e universiteteve shqiptare me ato evropiane.

“Është një bashkëpunim që është intensifikuar kohët e fundit, sepse ne po përpiqemi që të mund të integrojmë universitetet tona sa më shumë në Shqipëri, programet tona me universitetet dhe programet evropiane dhe italiane kryesisht, sepse Italia është e veçantë për ne dhe vjen natyrshëm”, tha Rama. Rama theksoi se Shqipëria synon nxitjen e bashkëpunimit me universitetet italiane.

“Ministrja e Arsimit dhe ajo e Shëndetësisë, janë këtu pikërisht për këtë. Jo vetëm për të marrë pjesë në këtë ceremoni, por edhe për të vazhduar të nxisin drejtimin që kemi identifikuar, për më shumë sesa bashkëpunim është le të themi “kontaminim” me universitetet italiane dhe universiteti i këtushëm është një nga ekselencat”, shtoi Rama. Rama tha se Italia është ajo që imagjinon për të ardhmen e Shqipërisë.

“Për mua Italia është gjithmonë një rikthim në të ardhmen, sepse Italia është ajo që unë imagjinoj për të ardhmen e Shqipërisë, jo ajo e Gjermanisë apo ajo e Francës, edhe pse janë shumë të bukura, të mëdha, por unë preferoj gjenialitetin dhe shkujdesjen italiane. Gjithashtu, sepse ne nuk mund të bëjmë si gjermanët edhe nëse duam”, shtoi Rama.

Artikulli paraprakLËKUNDJE TËRMETI NË SHQIPËRI, JA KU ISHTE EPIQENDRA
Artikulli tjetërKRYETARI I BASHKISË SHKODËR BARDH SPAHIA TAKIM ME DEMOKRATËT E VELIPOJËS