Rama: Investimet publike në 2018 të paprecedenta

Kryeministri Edi Rama e konsideron nivelin e investimeve publike për vitin e ardhshëm si të paprecedentë, duke theksuar se përveç rritjes së këtij sektori, borxhi publike ulet. Rama: Të ardhurat e buxhetit do të rriten me 6.3 për qind duke kapur një nivel të konsiderueshëm të të ardhurave. Buxheti i vitit të ardhshëm ka paketën më të madhe të investimeve publike të investuara ndonjëherë, 86 miliardë ose më shumë se 5% e Prodhimit të Brendshëm Kombëtar. Një nivel i tillë investimesh publike është i paprecedentë, duke pasur parasysh që niveli i investimeve publike rritet dhe niveli i borxhi publik vazhdon të ulet. Trendi rënës i borxhit publik, thuajse 2.5 për qind në raport me nivelin e tij do të thotë konsolidim i mëtejshëm i përpjekjes për të bërë shtet, për të ecur në një rrugë ku nuk marrim të ardhmen borxh për të financuar të sotmen, nuk investojmë për të rritur faturën e fëmijëve tanë nesër.

Artikulli paraprakNIS VETTINGU NË DREJTËSI, NË FILTËR 10 DOSJET E 2 GJYQTARËVE QË KANDIDOJNË PËR KLGJ
Artikulli tjetërPËRPLASJE ME ARMË NË GREQI, PLAGOSET 22 VJEÇARI SHQIPTAR