Kryeministri Edi Rama i ka dhënë një këshilloi miqësore siç tha ai, të gjithë investitorët e huaj që mos lexojnë thashethemet e mediave në Shqipëri dhe as mos takojnë gazetarë.
Në aktivitetin “Tirana Business Matching”, shefi i qeverisë bëri thirrje për investime në Shqipëri, pas sipas tij kush investon sot në Shqipëri nuk do të pendohet nesër.
Rama: Por mesiguri Shqipëria është një vend që nuk mungojnë problemet nëse ju do të gjoni sidomos ambasadorët e huaj, të cilët me shumë të drejtë janë shumë kërkues dhe e shikojnë Shqipërinë jo thjesht si vendi ku mund të bëjnë biznes, por si vendi që duhet të anëtarësohet në BE dhe duhet të përmbushë një sërë standardesh. Ama nëse do të dëgjoni sipërmarrësit që operojnë në Shqipëri do të keni një pamje shumë më inkurajuese dhe shumë më optimiste sesa ajo që mund të ofrohet nga thashethemet e mediave.
Me sugjerimin që kush ka ardhur sot ti gëzohet këtij vendi të bekuar dhe me këshillën miqësore që as mos takoni gazetarë dhe as mos lexoni gazeta, sepse ju pengojnë gjithë aparatin tretës ju ujroj mirëseardhjen dhe ju siguroj se kush investon sot në Shqipëri nuk do pendohet nesër dhe kush nguron sot, nesër do thotë si ka mundësi që ma morën radhën ca të tjerë përpara. Ky është momenti për ti dhënë vetes shtytjen për të investuar në Shqipëri, është një vend që kthen shumë më tepër sesa jep, kur di ti japësh aty ku duhet dhe ashtu si duhet.