Qeveria shqiptare do ta ketë në qender të vemendjes Lezhën, sa i përket investimeve kryesisht në zhvillimin e turizmit.Konfirmimi ka ardhur nga kryeministri Edi Rama, pas mbledhjes dy ditore të kabintetit qeveritar në Shëngjin.I pyetur nga gazetari i Star Plus Elvis Hila, kreu i ekzekutivit tha se do të financohet by-passi i Shëngjinit, ndërsa vonesat në përfundimit të rrugës Shëngjin-Velipojë kanë ardhur si shkak i problemeve me shpronësimet.

Teksa vlersoi punen e bërë nga kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu, kryeministri Edi Rama tha se ka një sërë investitoresh që kanë shfaqur interes për të investuar në Shëngjin, ku projekti i parë është miratuar pak ditë më parë.

Numri i turisteve në Shëngjin ka ardhur gjithnjë në rritje, ku viti 2023 njohi edhe numrin më të lartë të tyre, por problem mbetet infrastruktura e dobet çka krijon trafik të rënduar dhe kaos në lëvizje.

Artikulli paraprak55% E FUQISË PUNËTORE E PAPUNË NË SHKODËR
Artikulli tjetër10-VJETORI I ZAMIR SHPUZËS