Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer ironitë për kryetaren e bashkisë Shkodër Voltana Ademi. Pas mbledhjes së kryesisë të Partisë Socialiste kreu i qeverisë ndër të tjera tha se Shkodra ka një kryetare që nuk është kryetare dhe se situata në Shkodër është e rëndë…
Menjëherë pas kësaj deklarate të kryeministrit, kryebashkiakja Ademi iu përgjigj përmes një komunikimi me mediat duke thënë se Shqipëria nuk ka patur ndonjëherë shkatërrim më të madh se sa me Edi Ramën në qeveri në këto 30 vite.

“E kam të rëndë ta shoh Ramën në shoë-un që, edhe mbi një fatkeqësi siç është tërmeti i 26 nëntorit me 51 jetë të humbura, po bën paturpësisht. Shkodra është fatmirësisht qyteti me njerëzit e lirë e solidar, që punojnë e me shumë sakrifica jetojnë, përballen me të keqen sharlatane që i ashtuquajturi kryeministër ka mbjellë në ketë vend.

Bashkia Shkodër është bashkia pa borxhe, që ka dyfishuar të ardhurat e veta, që ka performancën më të mirë në menaxhim dhe administrim, është bashkia transparente dhe që lufton korrupsionin, që u del për zot halleve të bashkëqytetarëve te vet, që shërben e që përpiqet të ndërtojë përditë e me shumë mund.

Sa për situatën e rëndë, në tokën tonë nuk di të kemi patur ndonjë krizë më të madhe ekonomike, sociale, nuk di të kemi patur kaq shumë rrjedhë, e pa pushim, emigracioni të “trurit”, nuk di të kemi patur një shkatërrim kaq të madh të sistemit institucional. Nuk di të kemi patur një shkatërrim të burokracisë dhe të administrimit institucional e shtetëror, nuk di të kemi patur ndonjëherë kaq shumë pasiguri, nuk di të kemi patur kaq shumë korrupsion.

Nuk di të kemi patur kaq shumë grabitje të pronës e parave publike, nuk di të kemi patur nivel kaq të ulet të investimeve publike, nivel kaq të ulët e pasiguri të investitorëve dhe investimeve private të huaj.

Nuk di të kemi patur kaq shume shkelje e mosrespektim të kushtetutës, ligjeve në fuqi e institucioneve, nuk mbaj mend të jemi ndjerë kaq pa shpresë. Çdo deklaratë tjetër jashtë këtij konteksti, është thjeshtë shoë i radhës i të ashtuquajturit kryeministër”.

Artikulli paraprakMERRET VENDIMI! GATI AMNISTIA PËR TË BURGOSURIT…KUSH PËRFITON! FIRMA E FUNDIT, NË DORË TË KUVENDIT
Artikulli tjetërMETA SHPALL LISTËN KANDIDATËVE PËR VENDIN VAKANT NË GJYKATËN KUSHTETUESE