Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me lajmin që qarkullon në media se Shqipëria është shprehur e gatshme se mund të pranojë një kapacitet prej 600 mijë refugjatësh sirianë.

Në një dëgjesë publike me qytetarët në Sarandë, Rama e cilësoi këtë lajm një broçkull, ndërsa nuk kurseu as sulmet për opozitën.

Broçkulla e re kozmike është që 600 mijë ushtarë të ISIS do vijnë në Shqipëri. ISIS si ka aq ushtarë. Do vijnë me avion i bie. Do qeshim me keqardhje por do u sugjerojmë psikolog.

Esat Pasha gjeti pasardhës. 100 vjet në varrë i hidhëruar dhe i gjeti, Pasardhës që hedhin bomba me tym dhe me helm. Kur erdhi babalja si hero, ska gjë që vjen pas. Siç thonë, se di në greqisht, por në shqip thonë; qentë le të lehin, karvani le të ecë përpara”, tha Rama.

Artikulli paraprakBANORËT E RRJOLLIT: PO NA GRABISIN TOKAT, DO I MBROJMË DERI NË VDEKJE
Artikulli tjetërSTAR TREND – 22.06.2018