Rama: Ja e vërteta e kërkesës për të shkarkuar Saimir Tahirin

 

Kryeministri Rama u pyet nëse partnerët ndërkombëtarë i kanë kërkuar të largojë ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. “Mund t’ju siguroj që unë jam Kryeministër i Shqipërisë dhe unë nuk marr kërkesa apo urdhra nga partnerët ndërkombëtarë për ato që janë detyra kushtetuese. Asnjëherë dhe askush nuk më ka kërkuar të shkarkoj ministrin e Brendshëm. Edhe në bisedat me kreun e LSI-së asnjëherë, në asnjë rast, në asnjë bisedë nuk më kanë kërkuar për ministrin e brendshëm. Kemi diskutuar për punën e ministrit të brendshëm dhe punën në policisë. Kemi folur edhe për kanabisin, edhe për punën që si të përmirësojmë rezultatet”, tha Edi Rama në emisionin “Tonight Ilva Tar Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur edhe akuzave të rënda të ministrit të Drejtësisë Lefter Koka dhe deputetit të LSI Vangjel Tavo. Duke folur nga studio e emisionit ‘Tonight Ilva Tare’ në Ora News, Rama dha një paralajmërim për ministrin e LSI Koka duke nënkuptuar se ia ka “falur” deklaratat që ka bërë. “Nuk i marr seriozisht burrat me kostum që flasin pas pilafit apo gjatë pilafit. Çdo njeri ka të drejtë për të gabuar njëherë”, tha Kryeministri Edi Rama respektivisht për Vangjel Tavon dhe Lefter Kokën.

Artikulli paraprakFURGONI PËRPLAS KALIMTARIN,VETURA E SHTYP
Artikulli tjetërAKSIDENT ME VDEKJE NË LEZHË, MAKINA PËRPLAS KËMBËSORIN