Kryeministri Edi Rama është zhvendosur në Kuçovë pasditen e sotme në turin e ‘Llogaridhënies’ me qytetarët. Qytetarët kanë ngritur disa shqetësime, nga punësimet, pensionet dhe probleme të tjera.

Kryeministri Edi Rama është zhvendosur në Kuçovë pasditen e sotme në turin e ‘Llogaridhënies’ me qytetarët. Qytetarët kanë ngritur disa shqetësime, nga punësimet, pensionet dhe probleme të tjera.

Rama u shpreh se pensionet do të rriten sërish në momentin që rritja ekonomike do të arrijë 5%, ndërsa në vitin tjetër shkollor librat do të jepen falas nga klasa e parë deri te e pesta. Gjithashtu Rama theksoi se deri në fund të vitit do të punësojmë 25 mijë persona.

Ne do i rrisnim pensionet përsëri, por kur të kemi më shumë të ardhura. Si funksion i rritjes ekonomike dhe kontributeve. Të gjithë e premtojnë këtë gjë, por unë kurrë nuk kam premtuar rritje marramendëse pensionesh, pasi është gënjeshtër.

Nëse ne vijojmë me këtë nivel rritje dhe nëse arrijmë mbi 5% ku jemi zotuar, sot jemi afër 4%. Por më kujtohet një grua shumë e moshuar në Gjirokastër, që më tha ‘të tërë flasim për pensionet dhe e vërteta është e është i ulët, dhe kompensimi më i mirë është përkujdesi për nipërit dhe mbesat tona në shkollë’. Sivjet librat falas nga klasa e parë deri te e pesta.

Përsa i përket kërkimeve për naftë në Shpirag, kryeministri kishte një lajm shumë të mirë.Kompania Shell ka gjetur një sasi e madhe nafte dhe gazi, më e madhja e zbuluar në vendin tonë, dhe me një cilësi shumë të mirë, që nuk është karakteristike për vendin tonë.

Tani gjithçka është te komercializimi, nëse nafta do të dalë në treg, apo nëse do të jetë shumë e kushtueshme dhe do të mbetet poshtë, sepse është shumë thellë.

 

Artikulli paraprakGJENDET NJË GRANATË PARA NJË LOKALI
Artikulli tjetërGODITEN 2 GRUPE HAJDUTËSH ,ARRESTOHEN