Kryeministri Edi Rama njoftuar se vitin e ardhshëm Shqipëria do të presë Samitin e Komunitetit Politik Europian.

Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë shkruan se ky është një tjetër fakt kuptimplotë i pozicionit të ri të vendit tonë në arenën ndërkombëtare, ku deri dje jo vetëm s’mund të imagjinohej të respektoheshim si të barabartë e të bëheshim stacion europian aktivitetesh të nivelit më të lartë politik

Postimi i plotë:

Mirëmëngjes dhe me lajmin e bukur se Shqipëria do të mikpresë vitin tjetër Samitin e Komunitetit Politik Europian, si një tjetër fakt kuptimplotë i pozicionit të ri të vendit tonë në arenën ndërkombëtare, ku deri dje jo vetëm s’mund të imagjinohej të respektoheshim si të barabartë e të bëheshim stacion europian aktivitetesh të nivelit më të lartë politik, po shikoheshim si një periferi e prapambetur ballkanike, ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë

Artikulli paraprakDREJTOI AUTOMJETIN NË GJENDJE TË DEHUR, ARRESTOHET 47-VJEÇARI NË SHKODËR
Artikulli tjetërÇ’PO NDODH? “BLACK OUT” NË TË GJITHË BOTËN/ PROBLEME ME SISTEMET IT! PREKEN BANKAT, AEROPORTET, HEKURUDHAT E LINJAT TRANSMETUESE