TIRANË
Kryeministri Edi Rama ka dhënë shifrat e punonjësve dhe bizneseve që kanë përfituar nga paga e luftës sot.
Sipas tij janë 9506 punonjës e të vetëpunësuar dhe mbi 5600 biznese. Rama ka dhe një lajm të mirë për të gjithë të punësuarit e pamundësuar për punë nga lufta në sektorë të tjerë të rëndësishëm të ekonomisë për të cilët thotë se qeveria po vlerëson mundësitë për të adresuar hallin e tyre në Paketën e Zgjeruar.
POSTIMI I RAMËS
🔴 INFORMACIONI I DITËS SË SOTME PËR PAGAT E LUFTËS PËR BIZNESIN E VOGËL QË KA MBYLLUR AKTIVITETIN
🟢9,506 punonjës e të vetëpunësuar dhe mbi 5,600 biznese kanë përfituar sot, Pagën e Luftës të ofruar si mbështetje e drejtpërdrejtë nga qeveria.
🟢 Mbi 36,400 biznese të fashës 0-14 mln (140.000USD) xhiro në vit, me mbi 61 mijë të punësuar e vetëpunësuar, kanë dorëzuar aplikimet pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve për të marrë Pagën e Luftës.
🟢 Ndërkohë, për të gjithë të punësuarit e pamundësuar për punë nga lufta në sektorë të tjerë të rëndësishëm të ekonomisë, qeveria po vlerëson mundësitë për të adresuar hallin e tyre në Paketën e Zgjeruar.
🟢 Çdo vend pune është jetik për ata që e kanë dhe për familjen tonë të madhe. Ndaj së bashku me çdo kompani e punëdhënës, por edhe në reflektim të solidaritetit e përgjegjshmërisë së tyre sociale, ne do të bëjmë çmos ta mbajmë aktive këtë armatë punonjësish, që nesër do të jenë në vijën e parë të betejës për shërimin e ekonomisë sonë të plagosur nga lufta🤝