Një ndër ndryshimet e mëdha që janë bërë në sistemin arsimor të vendit është edhe heqja e celularëve nga shkollat, si për fëmijët ashtu edhe për mësuesit. Është ky vendimi drastik që ka marrë kryeministri Edi Rama.

“Jo celular në shkollë as për nxënësit dhe as për mësuesit. Ata do t’i dorëzojnë në fillim të mësimit dhe i marrin në fund deklaroi kryeministri gjatë takimit me mësues.

Kryeministri njoftoi se po përgatitet vendimi për heqjen e celularëve edhe nga institucionet e shtetit, të cilat tha ai, janë bërë si klube interneti për të gjithë.

Artikulli paraprakGJIKNURI E BUSHATI INSPEKTOJNË PUNIMET NË MELGUSHË-MJEDË
Artikulli tjetërBY PASS-i, ARRSH PËRGENJËSHTRON KRYEBASHKIAKEN ADEMI