Nga Shkodra kryeministri Rama ka ironizuar ish-deputetin demokrat, Flamur Noka. Sipas Ramës, Flamur Noka është një hu, që nuk ka fermer që e përdor për gardhin e vet.
Ndërsa bërë një paralelizëm me ish-deputeten e Shkodrës, Jozefina Topalli, Rama tha se kjo e fundit të paktën ishte kundërshtare.
Rama: Hajde se jua kemi falur faktin që pranuan të udhëhiqen nga një komunist për 30 vjet që bën sikur është anitkomunist, por tani si mund t’jua falim faktin që kanë kaluar nga Jozefina Topalli te Flamur Noka.
Jozefina Topallin ne e kemi pasur kundëershtare. Topalli nuk i ka kursyer fjalët në drejtimin tim, por me thënë të drejtën tani kur përballesh me Jozefinën të paktën ke përpara kundërshtar, por kur përballesh me Falmur Nokën ke përpara një hu që nuk ka fermer që e përdor për gardhin e vet.
Mund të ketë shumë fermerë demokratë që mund ti shkojnë prapa Flamurit, por po ti thuash e merr dot për hu për gardhin tënd, nuk e merr, nuk e merr sepse i rrëzon gardhin.
Si mundet që PD, që në Shkodër ka marrë besim qyl, pa u diskutuar kurrë. Edhe kur ka bërë ndonjë punë, sepse nuk është se s’ka bërë punë, edhe kur nuk ka bërë punë fare, edhe kur ka pasur ndonjë me gjyzlykë, por nuk sheh, e ka marrë besimin.
Tani si mund të vijë puna deri në pikën ku ti vihet në ballë Shkodrës demokrat Flamur Noka dhe Flamur Noka ta marrë Shkodrën me vete për të bllokuar rrugët. Si mund të katandiset kjo punë në shekullin e XXI që Shkodra demokrate të djegë gomat nën udhëheqjen e Flamur Nokës.
A e kuptoni se ku ka rënë pazari?! Ka shkuar në tokë pazari, more tokës ti marrë të keqen ai, por nën tokë. Dhe nën tokë prap kam dyshime, se ka minerale, ka ujë e naftë. Por nuk mund të ketë as nën tokë një situatë si kjo.