Kryeministri Edi Rama ka vizituar sërish punimet për stadiumi e ri të Shkodrës, i cili tashmë ka marr një tjetër formë.
Nëpërmjet një fotoje të postuar në Tëitter, Rama e quan atë një impiant spektakolar. “Stadiumi i ri i Shkodrës. Nga një gërmadhë komuniste në një impiant spektakolar për sportin dhe jetën urbane”, shkruan Rama. Stadiumi “Loro Boriçi” është inspektuar nga dy specialistë të UEFA pak jave me pare ne lidhje me sigurinë e jashtme dhe të brendshme të këtij stadiumi. Për disa orë me radhë të shoqëruar nga anëtari I komitetit ekzekutiv Arben Dervishi dhe drejtues të klubit Vllaznia specialistët e UEFA-s Tim Bagner dhe Fernand Meese kanë parë gjithçka çfarë është bërë deri tani duke dhënë vlerësime positive Pavarësisht vlerësimeve pozitive faqja zyrtare e FSHF raportoi se dy specialistët e UEFA-s kanë lënë disa detyra të cilat duhet që të plotësohen deri në përfundim të punimeve të stadiumit “Loro Boriçi”.