Ish-kryeministri Sali Berisha, në një komunikim me qytetarët në Facebook, ka përsëritur sërish aksionin e 43 deputetëve të opozitës, për të mos lejuar zhvillimin normal të aktivitetit të Kuvendit.
Kjo sipas tij pasi kreu i qeverisë, Edi Rama, u ka mohuar të drejtat kushtetuese politike që u takojnë.
“Rama konfirmon publikisht vendosjen e diktaturës së bandave në Shqipëri përmes veprimeve të tij, konfirmon një diktator që nuk respekton ligje, votë, kushtetutë. Që ka përqendruar gjithçka në dorën e tij. Këto janë të vërteta dramatike, për çdo qytetar. Sot 43 deputetët të opozitës janë angazhuar në një betejë pa kthim në parlament, sepse Rama ka urdhëruar konfiskimin e të drejtave të tyre themelore politike”, tha Berisha.