Rama: Keqardhje për ata që ç’nuk thanë për organizimin e këtij samiti
Në fjalën përmbyllëse të Samitit të Diasporës Shqiptare, kryeministri Rama shprehu keqardhje për ata që sipas tij u shfaqen punëprishës për këtë samit. Këtë ai e ilustroi me një citat të Faik Konicës. Rama: Nuk mund të mos ndje keqardhje për disa që në një moment u shfaqën menjëherë si punëprishës dhe çnuk thanë për organizimin e këtij samiti. Por keqardhjen dua ta shpreh përmes Faik bej Konicës të madh, i cili rreth 110 vjet më parë tingëllonte shumë aktual dhe shpesh herë për dreq tingëllon shumë aktual ai dreq. “Ca kaptie e ca alkoolik, ca kafshë armiq të amshuar të çdo përparimi të cilët e marrin kufirin e mendjes së tyre për kufirin e botës nuk e kanë pëlqyer kurrë asnjë qëllim tonin. vërtet është me lehtë të pijë raki njeriu, të pështyjë të shara se përpiqet të kuptojë. PO këtu kuptimi nuk është fare i vështirë. A ka punë më të kulluar dhe më të kuptueshme sesa kjo?” Dhe në fakt kësaj pyetje sot ky samit i përgjigjet, punë më të kulluar dhe punë më të kuptueshme nuk ka. Sa të zot do të jemi ne që nga ky samit të cojmë përpara një punë të madhe kjo është për tu parë. Pork y është një kuvendim i qëllimit të mirë të lartë, të thjeshtë pa asnjë prapaskenë dhe pa asnjë gjykim