Me kërkesë të kryeministrit Edi Rama, Kuvendi ka njoftuar se ditën e nesërme do të zhvillojë një seancë të jashtëzakonshme plenare për të votuar dekretet e Presidentit për emërimet e ministrave të rinj.
“Bazuar në nenin 74, pikat 2 dhe 3 të Kushtetutës dhe në nenin 42, pika 2 të Rregullores së Kuvendit, me kërkesë të Kryeministrit, njoftojmë se Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet në sesion të jashtëzakonshëm.
Kryetari i Kuvendit ka nxjerrë urdhrin nr. 1, datë 15.1.2019 me rendin e ditës të përcaktuar.
Bashkëlidhur kërkesa e Kryeministrit dhe urdhri i Kryetarit të Kuvendit”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.