KRYEMINISTRI TAKOHET ME ISH PRESIDENTIN FUSHAJ DHE BIZNESMENË TË TJERË. Ashtu si Elbasani edhe Shkodra mund të ketë një stadium modern. Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka vizituar stadiumin “Loro Borici”. Në prezencën e të gjithëve kryeministri ka kërkuar nga deputeti Agron Çela dhe biznesmeni Valter Fushaj të paraqesin një projekt në mënyrë që qeveria ta financojë. 

Ish-presidenti i Vllaznisë Valter Fushaj flet për këtë vizitë duke thënë se ka 5 vite që një kryeministër të jetë në stadiumin “Loro Boriçi”Ish-futbollisti Hysen Zmijani, aktualisht drejtues I zyrës rajonale të FSHF për veriun thotë se kryeministri Rama ka kërkuar nga 3 deputetët dhe ish-presidenti Valter Fushaj që të bëhen bashkë për të marrë ekipin e Vllaznisë. Kryeministri Edi Rama ka inspektuar edhe pallatin e sportit “Qazim Dërvishi” pas rikonstruksionit që është dhe i ka premtuar inspektorit Astrit Zaganjori, me të cilin është ndeshur vite më parë në ndeshjet e basketbollit që nëse ftohet do jetë i pranishëm në takimet e ligës ballkanike në të cilën Vllaznia do marrë pjesë.

 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/Y_RHVD8sVQQ?list=UU0aBDfsVqdL53NOE5eMXAUw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakDLDP, BUSHATI PRET KOMITETIN KOORDINUES
Artikulli tjetërRAMA INSPEKTON VELIPOJËN