Gjatë një bisede të zhvilluar në një prej lokaleve të Shkodrës, kryeministri Edi Rama këshilloi Benet Becin sesi të veprojë pasi të marrë detyrën si kryebashkiak. Ai tha se nuk duhet të ketë lëvizje në pozicionet e punës në bashki, duke shtuar se duhet të ketë një vlerësim meritokratik për të gjithë.
Ai tha se pjesa më e vështirë pas fitores së Shkodrës për herë të parë pas 30 vitesh, është përsëritja e fitores, për shkak të punës së madhe që duhet bërë në mënyrë që njerëzit të besojnë plotësisht.
“Duhet bërë një vlerësim meritokratik, vajzë dhe gratë duhen motivuar. Hera e parë që kanë votuar për PS është këtë herë. Vota është e fshehtë se atz te ajo kutia, është dashur të hyjë disa herë për të kthyer zemrën. Duhet të mbash presionin, të bësh një bashki të të gjithë qytetarëve të Shkodrës. Nëse do të të mbështesin siç të mbështetën, sepse një herë mund të fitosh por të përsërisësh fitoren është e vështirë. Unë e njoh këtë pjesë këtu çfarë ndodh. Këtë herë kanë votuar me mend jo me zemër. Puna është t’u fitosh zemrën, atë nuk ta japin këta se e kanë si puna jote djathtas. Kur të hysh në zyrë je vetëm, duhet të dish të thuash jo. Në momentin që ta kanë dhënë besimin me mendje, të vënë lupën. Pritshmëria është shumë e madhe. Ndërsa aty ku e merr me zemër besimin, sic e kanë marrë këta 30 vite, aty e mbyllin njërin sy. Kurse ty nuk të fal njeri asgjë”- u shpreh Rama.