Kryeministri Edi Rama tha në fund të mbledhjes së Këshillit Politik se ky këshill e ka kryer misionin e tij me marrëveshjen e 5 qershorit, duke shtuar se është në interes të Partisë Demokratike që të zhvillojë procesin e diskutimit.

Rama theksoi se është absurde që të bojkotohet diskutimi lidhur me listat e hapura, pasi vendi nuk është pa institucione dhe pa parlament.

“Erdhëm sot për të shprehur jo vetëm vullnetin, por edhe gatishmërinë për të diskutuar mbi cdo gjë që është e paqartë, që ka krijuar keqkuptim, apo edhe për mos kuptime të caktuara kidhur me pasojat e ndryshimeve kushtetuese. Është në interesin e PD që të zhvillojë këtë proces, sepse ky Këshill Politik e ka kryer misionin e vet me marrëveshjen e 5 qershorit. Mbas 30 korrikut jeta politike vazhdon, kështu që do të na duhet të reflektojmë ligjin zgjedhor, cka Kushtetuta lidhur me listat e hapura do të imponojë.

Më duket absurde që të bojkotohet diskutimi lidhur me këtë, por nuk jemi në kushtet e një vendi pa institucione dhe pa parlament dhe mos ekzistenca imagjinare e parlamentit nga opozita jashtëparlamentare nuk e bën parlamentin inekzistent. Kjo tryezë është ndërtuar si shprehje e vullnetit të mirë dhe si vetëdije nga ana jonë, që pavarësisht faktit që PD dhe aleatët e saj u arratisën në drejtim të paditur, duke braktisur detyrën, ata janë pjesë e një realiteti politik dhe mohimi i këtij realiteti politik do ishte i padrejtë nga ana jonë”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama siguroi se nesër në Kuvend do të votohet dhe do të miratohet marrëveshja e 5 qershorit dhe do të hyjë në fuqi.

Ai siguroi se ajo marrëveshje nuk do të preket as nga ndryshimet kushtetuese pasi përmbajtja e saj nuk preket nga asgjë dhe këtë e kanë konstatuar edhe ekspertët në Këshillin Politik.

”Ajo që kemi diskutuar me ekspertët në atë pjesë të shkurtër në mbledhje ka qenë adresimi i çështjeve, që u ngritën dje. Në një prej tyre ishte dhe kjo çështje. Këtu ekspertët kanë dhënë një përgjigje shteruese. Që asgjë nuk preket në përmbajtjen e marrëveshjes së 5 qershorit, asgjë. Reflektimi në ligjin zgjedhor i risive kushtetuese është diçka tjetër. Dhe nëse reflektimi do të kërkojë që të plotësohet një nen kur ndërkohë ka një nen të marrëveshjes, kjo s’ka të bëjë fare, është absurditet. Marrëeshja e 5 qershorit votohet nesër. Në 30 qershor do të votohen ndryshimet kushtetuese. PD s’ka çfarë pret nga Këshilli lidhur me çështjet që ka ngritur.”- tha Rama.

Artikulli paraprakMURRIZI: JA ÇFARË THANË EKSPERTËT NË MBLEDHJEN E KËSHILLIT, DEMOKRACINË E DEFORMOI 21 PRILLI I 2008-ËS
Artikulli tjetërPD MUNGOI NË MBLEDHJEN E KËSHILLIT POLITIK, RAMA MESAZH BASHËS: KAM FRIKË SE PO PËRSËRIT TË NJËJTIN GABIM