Kryeministri Rama ndodhet në një mocion me debat për skemën e ndihmës ekonomike.
Rama: Këta që kërkojnë sot llogari për skemën e re të ndihmës ekonomike i jepnin vetes ndihmë ekonomike në bashkinë e Kukësit nga i pari tek i fundit.
Ne e nisëm reformën menjëherë pasi hoqëm një sërë kriteresh duke përjashtuar televizorin, firgorifrin dhe bolierat.
Llogaritë e të ardhurave të pensioneve apo të ardhurave nga emigracioni shërbenin për të përjashtuar shumicën e familjeve të varfra.
Eliminuam cdo burokraci që merrte kohë për familjet e varfëra, 8 nga 9 dokumentat u hoqën.
Këto ndryshime që ne sollëm përmes fillimit të zbatimit të freformës kanë mundësuar që mbi 18 mijë familje të aplikojnë për ndihmë ekonomike, ndërkohë që me skemën e vjetër ishin të përjashtuar.
Në 2 muaj të skemës janë mbi 10 mijë familje që kanë përfituar ndihmë ekonomike, të cilat deri dje përjashtoheshin.