Kryeministri Edi Rama shkruan se do të nisë transformimi i kinemasë së Shkodrës.
Ndërsa ka ndarë disa pamje në facebook, Rama shkruan se kinemasë së Shkodrës do t’i kthehet identiteti si një hapësirë publike në funksion të qytetarëve shkodranë, si një vlerë e trashëgimisë dhe artit.
“Bëhemi gati për transformimin e Kinemasë së Shkodrës për t’i kthyer identitetin, si një hapësirë publike në funksion të qytetarëve të Shkodrës, si një vlerë e trashëgimisë dhe artit”,- shkruan Rama në postimin e tij.