Kryeministri Rama gjatë qëndrimit në Elbasan në kuadër të turit ‘Bashkia që duam’ vizitoi dy fabrika, të prodhimit të konstruksioneve metalike dhe të prodhimit të lëndës së parë për bateritë e makinave.
Gjatë takimit dhe bisedës me sipërmarrësin shqiptar i martuar me një kineze, nuk munguan batutat.
Kryeministri iu drejtua gruas nga Kina duke e pyetur se a kupton vjehrrën kur flet shqip.