Si rrallë ndonjëherë kryeministri Rama ka zgjedhur të flasë jashtë sallës së Parlamentit dhe ngre shqetësimin për apelet e fundit të ndërkombëtareve mbi procesin e zgjedhjeve në Shqipëri, madje i bën sërish apel kryeopozitarit Lulzim Basha që të ulen në një tryezë dialogu.

Ai thotë se do ishte gati të takohej me Bashën e Metën por ka një kusht. Kryeministri ka theksuar ndër të tjera se koha nuk pret, ndaj e ftoi rivalin e tij politik, Lulzim Bashën të mos ketë frikë nga dialogu. Po ashtu, Rama ironizoi opozitën se ajo po përjeton kriza dramatike. “Në gjithë këtë proces, jam i qetë pasi nuk shoh krizë politike dhe as shoqërore, por krizë dramatike të PD për të cilën jemi të shqetësuar dhe duam të kontribuojmë që ajo të dalë kjo krizë që ka hyrë”, theksoi ai.

Artikulli paraprakNË ARKË ME “TË PANJOHURIN” PRIMO SHLLAKU
Artikulli tjetërLAGJJA “SKËNDËRBEG”, PA UJË DHE INFRASTRUKTURË