Autoritetet më të larta të vendit bënë sot homazhe në Varrezat e Dëshmorëve, në përkujtim të 75-vjetorit të Çlirimit të vendit. Kryeministri Edi Rama dhe presidenti Ilir Meta janë shfaqur në krah të njëri-tjetrit në këtë ceremoni.Ashtu si në 107 vjetorin e Pavarësisë,

edhe sot qeveria ka anuluar të gjitha aktivitet që ishin organizuar për këtë ditë, pasi i gjithë shteti është në këmbë për t’i ardhur në ndihmë të prekurve nga tërmeti.Duke u përulur me respekt para kujtimit të tyre, ata vendosën kurora me lule pranë Monumentit “Nënë Shqipëri”.

Presidenti Meta shprehu mirënjohjen më të thellë për të gjithë ata që dhanë jetën për Çlirimin e Atdheut, që kurorëzuan 75 vite më parë një nga betejat më të mëdha të popullit shqiptar kundër pushtimit nazi-fashist, që rivendosi sovranitetin e vendit dhe riktheu

pavarësinë e Shqipërisë.Por njëkohësisht, tha ai, “edhe e vendosi popullin dhe vendin tonë në anën e duhur të historisë dhe të antifashizmit me mjaft sukses”.“Do të donim sot ta festonim me të gjithë madhështinë që i takon këtij 75-vjetori, por kjo fatkeqësi e

jashtëzakonshme me të cilën u përball vendi ynë na ka vendosur para një sprove që duhet ta kalojmë të bashkuar, duke pasur në krah miq dhe partnerë, të cilët nuk kanë munguar të na ndihmojnë që në momentet e para”, tha Meta.

Artikulli paraprakSITUATA NGA TËRMETI, 49 VIKTIMA DHE 750 TË PLAGOSUR
Artikulli tjetërTËRMETI, MYFTIU MESAZH TË FORTË: SHQIPËRIA E KEQPËRDORUR