Ka nisur punimet Samiti i Berlinit ku marrin pjesë përfaqësues të të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe të vendeve partnere.

Në foton e parë të dalë nga samiti, shihet kancelari gjerman Olaf Scholz, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe kreu i Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

Synimi i samiteve që mbahen në kuadër të Procesit të Berlinit, të cilat mbahen çdo vit, është që gradualisht ta afrojnë Kosovën, Shqipërinë, Serbinë, Bosnje e Hercegovinën, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut më pranë BE-së.

Nga gjashtë shtetet e rajonit, vetëm Kosova nuk është kandidate zyrtare për anëtarësim në BE.

Artikulli paraprak‘KRIZA NUK ËSHTË E JONA, DHE AS E PARLAMENTIT!’ PELESHI MBLEDH GRUPIN PS E LË POROSITË: S’E NDALIM AKTIVITETIN PARLAMENTAR
Artikulli tjetërTEATRI “MIGJENI” FITON ÇMIMIN E MEDIAS NË SARAJEVË, JOZEF SHIROKA: NJË DITË FESTE, ARRITJE E MADHE