Kryeministri Rama tha se kush kthen prapa dosjen e vulosur nga ALUIZN-i, në mënyrë automatike është i dorëhequr nga detyra.
Rama: Çdo kthim prapa i dojes së çertifikuar dhe vulosur nga ALUIZNI do të jetë letër dorëheqje të drejtorit të Hipotekës. Kështu do të konsiderohet, në momentin që ke pranuar që një dosje e tillë në vend që ti kthehet në Hipotekë qytetarit shkon prap te ALUIZNI, kjo konsiderohet teksti yt i dorëheqjes.
Shefi i qeverisë i bëri thirrje të gjithë punonjësve të administratës që kanë 30 ditë kohë për pastruar zyrat e shtetit.
Rama: Keni shumë pak kohë, për të zgjidhur përfundimisht edhe çështje banale që janë pamja, pastërtia, rregulli, sjellja formale e punonjësve të Hipotekave. Nuk mund të ketë zyra shteti pis, nuk mund të ketë zyra shteti kur hyn nuk merr vesh i pari të dytin. Kjo nuk duhet të diskutohet në harkun e 30-60 ditë në asnjë zyrë ku i shërbehet njerëzve për këtë aspekte kaq të thjeshta por që janë bërë kaq të komplikuara të marrjes së dokumentave të pronësisë.
Rama kishte edhe një paralajmërim për ALUIZNI-n:
Rama: Por edhe ALUIZNI nuk është pa probleme, problemi i ALUIZNIt duket më qartë sepse ka drejtori me objektiva të realizuara. Që do të thotë që puna është e bëshme dhe ato sajesat e justifikimet e drejtorive të tjerë që nuk realizojnë objektivat nuk kanë bazë tek pamundësia objektive për të bërë punën, por kanë bazë tek parazitizmi dhe instikti i vjetër i grabitjes.