Kush nuk miraton reformën në drejtësi do të përvëlohet para gjykatës së popullit në votime, është shprehur kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Kuvend.
Ai ka qënë mjaft i ashpër me opozitën, të cilën e ka quajtur ‘pa bojë. Reforma në drejtësi do të votohet nga të gjithë tha Rama. Duke vënë theksin se Byroja ka qënë në programin e Partisë Socialiste para se të fitonte zgjedhjet, Rama pranoi ekzistencën e një drafti të dakodësuar, por që tashmë do të jetë pjesë e reformës në drejtësi.