Në një takim me mjekë e drejtues shërbimesh, kryeministri Edi Rama mori në mbrojtje mjekët dhe deklaroi se pas rasteve të shtuara të dhunës ndaj tyre është mëse i nevojshëm ndryshimi i Kodit Penal.
Rama premtoi ndëshkime shembullore për të gjithë ata që guxojnë të ngrenë dorën ndaj mjekëve. Sipas tij, spitalet s’mund të jenë më si stacionet e trenave të filmave “Far Ëest”.
Një tjetër problem sipas kryeministrit janë policët privatë, që më shumë se siguri garantojnë pasiguri nëpër institucione.