KRYEMINISTRI DEKLARON SE NUK DO TË KETË TOLERIME PËR ASKËND.  Pas aksionit të energjisë elektrike dhe për ndërtimet pa leje, qeveria ka nisur një tjetër aksion të paralajmëruar dhe më herët, atë për cilësinë e naftës. Kryeministri Edi Rama në një konferencë për mediat tha se tani ka ardhur momenti për të kthyer sektorin e naftes në binaret E shtetit.

Rama njoftoi se do të nise operacioni ne terren kundër mashtrimit te konsumatoreve për cilësinë e naftës. Shefi i qeverisë tha se ky operacion do jetë me të njejtën metodologji si operacioni i energjisë elektrike dhe ai i ndalimit të uzurpimit dhe ndërtimeve të paligjshme. Sipas tij është përcaktuar edhe mënyra sesi do të jetë në kohë reale informacioni, si do të bëhet raportimi në kohë reale dhe si në instancë të fundit, pikat e kontaktit që koordinojnë këtë operacion në çdo institucion, do të jenë nën drejtimin e ministrit të Ekonomisë dhe Energjisë.  Kryeministri Rama u shpreh se e sheh shumë të rëndësishme që e gjithë industria ta marrë këtë mesazh qartë, prerë dhe pa ekuivok.

Artikulli paraprakÇËSHTJA “DOSHI” PROKURORIA TËRHIQET NGA DY AKUZA
Artikulli tjetërEKONIMIA SHQIPTARE PREK RREZIKUN, BORXHI 1 TRILION LEK