KRYEMINISTRI FTON TË GJITHË QYTETARËT TË DENONCOJNË ABUZIMET. Çdo qytetar i cili has vonesa ligjore nga shërbimi i institucioneve të shtetit nga sot do të ketë mundësinë t’ia adresojë ankesat vetë kryeministrit apo krerëve të dikastereve përkatëse të qeverisë. Kjo do të realizohet përmes nismës më të re “Kutia e Shërbimeve Publike”, një hapësirë e veçantë online ku çdo personi i jepet mundësia të ankohet kundër shkeljeve që mund të hasë në marrjen e shërbimeve në polici, gjykata apo institucione të tjera.

Përmes plotësimit të formularit me të dhënat personale apo edhe me dokumente që faktojnë mungesën e shërbimit në zyrat e shtetit, kushdo mund t’i “ankohet” në mënyrë të drejtpërdrejtë Kryeministrit dhe ministrave.Kreu i qeverisë Edi Rama e ka konkretizuar i pari hapjen e “Kutisë së Shërbimeve Publike” online për qytetarët në faqen e tij zyrtare në rrjetin social Facebook, ku i ka kushtuar një hapësirë të posaçme këtij shërbimi.Duke shprehur konstatimin se shteti jonë gjendet ende larg shërbimit në cilësinë e duhur për qytetarët, Rama beson se denoncimi i njerëzve të korruptuar në zyrat e shtetit do të jetë një hap pozitiv për rrugën e Shqipërisë drejt integrimit europian. Kreu i qeverisë e lancoi këtë nismë në shënimin e 102-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë ndërsa inauguroi në Vlorë Zyrën e Shërbimit Unik në Policinë e qytetit bregdetar. 

 

 

 

 

Artikulli paraprakENERGJIA, PËRPLASEN RAMA – BASHA
Artikulli tjetërVLLAZNIA GATI 7 LARGIME PËRPARA MERKATOS